Limaj: NISMA e gatshme të shkojë e vetme në zgjedhje, synojmë 10 deputetë

Kosova

Limaj: NISMA e gatshme të shkojë e vetme në zgjedhje, synojmë 10 deputetë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 22:10
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia të cilën ai e drejton momentalisht i ka rreth 8% në sondazhet e ndryshme.

Ai tha se Nisma Socialdemokrate është partia e konsoliduar dhe se është e gatshme të shkoj e vetme në zgjedhje kurdo që ato mbahen.

Zëvendëskryeministri Limaj në emisonin “Pressing” tha se synimet janë që në legjislaturën e ardhshme kjo parti t’i ketë 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka paralajmëruar partitë tjera se Nisma nuk do të zgjedhe symbyllur partnerët e saj dhe se do të ketë rol vendimtar në skenën politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat