Parashikimi i motit për nesër

Kosova

Parashikimi i motit për nesër

Më: 23 maj 2019 Në ora: 23:55
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me reshje lokale shiu.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me reshje lokale shiu. Reshjet mund të jenë në formë rrebeshi ditën e premte, ndërsa të shtunën nuk parashihen reshje. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s’, njofton IHMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat