Zbulohet shkaktari i helmimit të rreth 100 personave në një qebaptore në Drenas - Bota Sot
Zbulohet shkaktari i helmimit të rreth 100 personave në një qebaptore në Drenas

Kosova

Zbulohet shkaktari i helmimit të rreth 100 personave në një qebaptore në Drenas

Më: 24 maj 2019 Në ora: 00:27
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konstatuar se helmimi i rreth njëqind personave në Drenas ka ardhur nga ushqimi në një qebaptore në këtë komunë.

Në rezultatet e këtij instituti del që në pothuajse të gjitha ushqimet ka pasur baktere të cilat kanë ndikuar në helmim.

Pasi që i ka pranuar rezultatet, Komuna e Drenasit, këtë rast do ta procedojë në Prokurori.

Drejtoresha e Inspektoratit, Aurora Berisha, ka thënë se lokali do të mbetet edhe më tej i mbyllur.

Megjithatë, pronari i këtij biznesi, Labinot Brahimi, ka thënë se ndihet keq për këtë që ka ndodhur.

Të mërkurën e javës së kaluar, rreth njëqind persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas dhe QKUK, me simptoma të helmimit për shkak se ishin ushqyer në lokalin e njëjtë të kësaj komune.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...