Në Kosovë vidhet edhe në sterilizimin e qenusheve - Bota Sot
Në Kosovë vidhet edhe në sterilizimin e qenusheve

Kosova

Në Kosovë vidhet edhe në sterilizimin e qenusheve

Më: 24 maj 2019 Në ora: 00:29
Një qenushe ka lindur 7 këlyshë para dy ditëve

Se në Kosovë vjedhja ne tendere është bërë diçka normale e tregon edhe fakti i fundit ku ka pasur keqëpërdorime në tenderin për sterilizimin e kafshëve.

Donika Dabishevci, një qytetare e Kosovës ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook ku ka treguar se dikush ka keqpërdorur tenderin për sterilizmin e kafshëve.

Sipas tregimit të Dabishevcit një qenushe ka lindur 7 këlyshë para dy ditëve, derisa e njejta duhej të ishte e sterilizuar pasi dikush  ka fituar tenderin për kastrim të qenve të pa strehë, i ka marrë paratë, ja ka vënë vathin në vesh dhe e ka lëshuar sërish në rrugë.

Më poshtë e keni postimin e bërë nga Donika Dabishevci në Facebook:

“Kjo fotografi është fytyra e korrupsionit, abuzimit e keqpërdorimit në Kosovë! Qenushja nanë është e matrikulume. D.m.th supozohet se edhe e sterilizume. Por, ajo i ka lindë 7 këlysh para 2 ditësh.
Dikush që ka fitu tenderin për sterilizim/kastrim të qenve pa strehë, i ka marrë paratë, ja ka vënë vathin në vesh dhe e ka lëshu sërish në rrugë.

Mbrëmë aktivistët për mbrojtjen e kafshëve e kanë fotografuar në Lipjan, rruga e ambulantës, përballë kafiterisë “3 plus”. Por, pas reagimit të tyre, sot ajo është zhdukur bashkë me tre këlysh. Dikush ja ka humbur gjurmët…Kanë mbetur vetëm gjysma e bebeve, tashmë edhe pa nanë

Dhe po, kanë mbetur edhe keqpërdoruesit e parasë publike, të korruptuarit që japin e përfitojnë nga këto tendere, abuzuesit me jetëra kafshësh dhe edhe një ndërgjegje kolektive që ka shku n’dreq t’mallkumë!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...