Sot mbahet gara nacionale e gërmëzimit

Kosova

Sot mbahet gara nacionale e gërmëzimit

Më: 24 maj 2019 Në ora: 07:22
Ilustrim

Sot, 44 nxënës nga klasa 7 deri në klasën 9, nga të gjitha regjionet e Kosovës do të takohen për të garuar në finalen e garës së tretë vjetore të gërmëzimit në gjuhën angleze.

Këta nxënës, para së të vijnë deri te finalja, kanë garuar në garat lokale dhe regjionale ku kanë fituar dhe vendin në finalen e garës së gërmëzimit.

Arsimtarët e gjuhës angleze me ndihmën e Vullnetarëve të Korpusit të Paqes kanë punuar së bashku më nxënësit në përvetësimin e gjuhës angleze.

Kjo ngjarje do të prezantojë aftësitë të cilat nxënësit kanë për të mësuar një gjuhë të huaj dhe punën e madhe të cilën arsimtarët e gjuhës angleze dhe Vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë investuar në këtë garë.

Gara nacionale e gërmëzimit mbahet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat