Hoxhaj takohet me pasardhësen e Merkelit: Duhet të votohen përkrahësit e Kosovës në zgjedhjet e PE-së

Kosova

Hoxhaj takohet me pasardhësen e Merkelit: Duhet të votohen përkrahësit e Kosovës në zgjedhjet e PE-së

Më: 24 maj 2019 Në ora: 14:45
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, me anë të postimi në rrjetin social Facebook bënë të ditur se gjatë muajve të fundit ka qëndruar në shumë vende të Evropës.

Gjatë kësaj periudhe ai është takuar edhe me pasardhësen e Angela Merkel, Annegret Kramp-Karrenbauer, tani më kryetaren e partisë CDU.

Hoxhaj tha se gjatë kësaj periudhe ai ka ndihmuar miq dhe përkrahës të shumtë të Kosovës për zgjedhjet e Bashkimit Evropian.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme për secilin prej nesh, pasi që strukturat e reja do ta përcaktojnë orientimin e gjithë BE-së, e me këtë edhe qëndrimin karshi procesit të integrimit evropian të Kosovës”.

“Kam biseduar me shumë bashkatdhetarë gjatë kësaj fushate, ku edhe kam theksuar rëndësinë që këto zgjedhje kanë për Kosovën”.

“Prandaj, edhe një herë dua t’u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në vendet e BE-së që t’i votojnë miqtë dhe përkrahësit e Kosovës, pasi përkrahja për ta është përkrahje për Kosovën në BE”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat