Grupi punues i propozuar nga Valdrin Lluka, ka mbajtur takim

Kosova

Grupi punues i propozuar nga Valdrin Lluka, ka mbajtur takim

Nga: Z.B Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:49
Pamje nga takimi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka njoftuar se është mbajtur takimi i grupit punues, i cili do të shqyrtoj mungesën e kuadrove dhe të ardhmen e drejtimit elektro energjetik në Universitetin e Prishtinës, ai ka potencuar se ky grup punues është formuar nga Qeveria me propozim të tij, përcjell “Bota sot”.

Lluka këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka prezantuar edhe pjesëmarrësit nga ky takim, dhe ka theksuar se deri në fund të muajit qershor ky grup do të vij me propozime rreth zgjidhjes së situatës, propozime të cilat do të dërgohen në qeveri për aprovim final.

Postimi i plotë:

Është mbajtur takimi i grupit punues i cili do të shqyrtoj mungesën e kuadrove dhe të ardhmen e drejtimit elektro energjetik në Universitetin e Prishtinës, i cili është formuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozimin tim.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin:
Sami Boroci – Ministria e Zhvillimit Ekonomik,
Fadile Dyla – Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë,
Merita Berisha – Universiteti i Prishtinës,
Enver Hamiti – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK),
Arta Jakupi – Këshilli Shtetërorë për Cilësi,
Gazmend Kabashi – KOSTT,
Arben Gjukaj – KEK,
Petrit Pepaj - ZRRE, dhe
Burim Ejupi – Institute for Development Policy (INDEP)

Deri në fund të muajit qershor, ky grup do të vij me propozime rreth zgjidhjes së situatës, propozime të cilat do të dërgohen në qeveri për aprovim final.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat