I paraburgosuri ikë nga QKU-ja, SHKK suspendon zyrtarët korrektues

Kosova

I paraburgosuri ikë nga QKU-ja, SHKK suspendon zyrtarët korrektues

Më: 24 maj 2019 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se lidhur me arratisjen nga Klinika e Ortopedike e SHSKUK-së, e të paraburgosurit me inicialet A.K, SHKK ka suspenduar dy zyrtarë korrektues dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me c`rast ka ngritur edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë.

Për këtë rast, me urdhër  të prokurorit, zyrtarët korrektues janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes,  nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale: Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat