U certifikuan të rinjtë shqiptarë dhe serbë në Komunën e Shtërpcës

Kosova

U certifikuan të rinjtë shqiptarë dhe serbë në Komunën e Shtërpcës

Më: 24 maj 2019 Në ora: 17:38
Foto

Projekti “One For All” sot përfundoi trajnimin e fundit në trajnimin e “Soft Skills (Aftësitë e Buta)”, të paraparë në Komunën e Shtërpcës, ku u certifikuan pjesëmarrësit nga kjo komunë të cilët përfituan nga modulet e parapara nga programi i trajnimit.

Trajnimi “Soft Skills (Aftësitë e Buta)”, ka për qëllim që të aftësoj këta të rinj nga komuniteti shqiptar dhe serb për të pasur qasje më të lehtë për tregun e punës.

Këta të rinj përpos që morën njohuri, poashtu patën mundësinë që të krijojnë komunikim mes vete dhe të krijojnë bashkëpunim edhe për aktivitete tjera rinore, mjedisore dhe të avokojnë për procese të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Shtërpcës.

Në këtë trajnim morën pjesë 20 pjesëmarrës po nga kjo komunë përfshirë të rinj nga zonat urbane dhe rurale.

Projekti implementohet nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe Qendra Rinore e Ferizajt me mbështetjen e Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ në kuadër të Programit YES (Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional), ku si partner lokal të projektit janë Komuna e Shtërpcës përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe KVR Shtërpcë. Dashurije Ahmeti, udhëheqëse e sektorit të Rinisë në Komunën e Ferizaj, theksoj se trajnimi është i fokusuar që të rinjtë të jenë më të përgaditur për tregun e punës, me një qasje proaktive ndaj një ideje dhe veprimi duke mundësuar që ideja të jetë praktike edhe në fushën e ndërmarrësisë.

Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i AVONET-it, shtoi se Komuna e Shtërpcës është një prej qyteteve që më së miri mundëson që të rinjtë të jenë ndërmarrës të suksesshëm dhe ky trajnim ju ka krijuar mundësinë që të krijoni idenë dhe konceptin tuaj për të zhvilluar si një ndërmarrës i ri, duke e siguruar sado pak vetëpunësimin dhe krijimin e vendeve të reja të punës!

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat