IPK-ja kërkon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë në Leposaviq

Kosova

IPK-ja kërkon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë në Leposaviq

Më: 24 maj 2019 Në ora: 19:21
Policia e Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës, më 18.05.2019 është njoftuar nga policia, respektivisht Drejtoria Rajonale e Mitrovicës së Veriut, lidhur më një ankesë të një qytetari (i mitur) nga Leposaviqi i cili është ankuar për tejkalim të autorizimeve policore respektivisht keqtrajtim nga zyrtarët policorë.

Hetuesit e IPK-së, pas pranimit të ankesës kanë ndërmarrë veprime hetimore në konsultim me prokurorin kompetent duke dalë në vendin e ngjarjes dhe sigurimin e dëshmive të ndryshme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti.

“Pas mbledhjes së informacioneve nga hetuesit në konsultim me prokurorinë kompetente, Inspektorati Policor ka hapur rast penal lidhur me këtë çështje me dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’ dhe ‘Lëndimi i lehtë trupor’. Në përputhje me ligjin e IPK-së, si pjesë e procedurës hetimore, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e pesë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Leposaviqit deri në përfundim të këtij hetimi penal”, ka njoftuar IPK-ja përmes një njoftimi për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat