Haradinaj dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it bëjnë homazhe në Gllogjan

Kosova

Haradinaj dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it bëjnë homazhe në Gllogjan

Më: 26 maj 2019 Në ora: 13:25
Haradinaj me gjeneralin amerikan John Boyd në Gllogjan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneralin amerikan John Boyd, sot në Gllogjan kanë bërë homazhe në përvjetorin e rënies së heronjve të Kosovës, Arben e Luan Qerimaj.

“Me nderimet më të larta kujtojmë sot edhe bashkëluftëtarët e tyre të rënë po në këtë ditë, Rexhep Tafa, Bislim Alijaj dhe Haki Krasniqi. Luftës sonë për liri e dinjitet këta djem trima ia shtuan pushkët e tyre për të rënë në mbrojtje të së drejtës sonë. Heroizmi i tyre do të na shërbejë përherë si burim për fuqizimin e shtetit të Kosovës. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat