Lansohet faza e dytë e projekti që ka për qëllim zvogëlimin e varfërisë në vend

Kosova

Lansohet faza e dytë e projekti që ka për qëllim zvogëlimin e varfërisë në vend

Nga: A.SH Më: 27 maj 2019 Në ora: 13:13
Skender Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica përmes një postimi në Facebook ka treguar se është lansuar faza e dytë e e projektit, “Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës”, projekt ky i Bashkimit Evropian dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim.

“Në vazhdën e angazhimeve të përbashkëta, ky projekt është shumë i rëndësishëm për Kosovën sepse synon zvogëlimin e varfërisë në vend”, shkruan Reçica.

Postimi i plotë:

U lansua sot faza e dytë e projektit, “Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës”, projekt ky i Bashkimit Evropian dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim.

Në vazhdën e angazhimeve të përbashkëta, ky projekt është shumë i rëndësishëm për Kosovën sepse synon zvogëlimin e varfërisë në vend, duke rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në tregun e punës përmes punësimit të tyre, duke u fokusuar në fuqizimin e cilësisë dhe relevancën e programeve të arsimit dhe aftësimit profesional, në harmoni me nevojat e tregut të punës. Gjithashtu, projekti synon përshtatjen e kornizës legjislative dhe mekanizmat tjerë të nevojshëm, si parakusht për rritjen e punësueshmërisë në vend.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat