Haradinaj: Katedralja e Artanës trashëgimi kulturore dhe fetare, histori në vete, pasuron identitetin tonë

Kosova

Haradinaj: Katedralja e Artanës trashëgimi kulturore dhe fetare, histori në vete, pasuron identitetin tonë

Nga: A.SH Më: 27 maj 2019 Në ora: 14:33
Ramush Haradinaj

Me financim të shtetit gjerman është finalizuar edhe një projekt i rëndësishëm për kulturën dhe historinë tonë.

Kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, Katedralja e Artanës si trashëgimi kulturore dhe fetare është histori në vete, e pasuron më shumë identitetin tonë dhe është dëshmi e bashkëjetesës në këto hapësira.

“Me financim të shtetit gjerman u finalizua edhe një projekt i rëndësishëm për kulturën dhe historinë tonë. Katedralja e Artanës si trashëgimi kulturore dhe fetare është histori në vete, e pasuron më shumë identitetin tonë dhe është dëshmi e bashkëjetesës në këto hapësira. Ndjenjë e mirë që sot po shohim jetësimin e një investimi të rëndësishëm, që është tregues për përkushtimin e shtetit mik në identifikimin dhe restaurimin e pasurisë kulturore të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat