Nisin punimet në inkubatorin e bizneseve në Malishevë – mundësi e re, rritje punësimi

Kosova

Nisin punimet në inkubatorin e bizneseve në Malishevë – mundësi e re, rritje punësimi

Nga: A.SH Më: 28 maj 2019 Në ora: 14:15
Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka përuruar sot fillimin e punimeve në inkubatorin e bizneseve në Malishevë.

Ai përmes facebook ka thënë se, kjo është një mundësi e re për bizneset e vogla që të kenë kushte sa më të mira për t’i zhvilluar veprimtarit e tyre, ta rrisin punësimin dhe të jenë sa më afër qytetarëve. 

"Përkushtimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme do të vazhdojë edhe në të ardhmen".

Postimi i plotë:

Përkushtimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Sot përuruam fillimin e punimeve në inkubatorin e bizneseve në Malishevë. Kjo është një mundësi e re për bizneset e vogla që të kenë kushte sa më të mira për t’i zhvilluar veprimtarit e tyre, ta rrisin punësimin dhe të jenë sa më afër qytetarëve.

Ndihma ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme është kurrizi i ekonomisë tonë, dhe ne do ta vazhdojmë përkrahjen në tërë territorin e Republikës së Kosovës. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat