Lansohet pulla postare “100 vjetori i mbrojtjes së trojeve shqiptare - Wooldrow Wilson”

Kosova

Lansohet pulla postare “100 vjetori i mbrojtjes së trojeve shqiptare - Wooldrow Wilson”

Më: 29 maj 2019 Në ora: 10:21
Wooldrow Wilson

Me rastin e 100-vjetorit të Konferencës së Paqes në Paris, Posta e Kosovës sot ka lëshuar në qarkullim pullën postare “100 vjetori i mbrojtjes së trojeve shqiptare - Wooldrow Wilson”, dedikuar mikut të madh të kombit shqiptar presidentit 28-të të SHBA-ve, Woodrow Wilson, për kontributin vendimtar në mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi i mëtejmë.

Tentimet për ndarjen e trojeve shqiptare u intensifikuan edhe pas “Konferencës së Londrës”.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës me angazhimin dhe urtësinë e presidentit Wilson i dhanë fund kësaj fushate të egër antishqiptare në “Konferencën e Paqes” në Paris më 1919.

Wilson u lind me 28 dhjetor 1856, në Staunton të Virginias në SHBA. Ishte një nga presidentët më të mëdhenj të SHBA-ve, që udhëhoqi shtetin në periudhën 1913-1921. Ai u angazhua për vendosjen e paqes në botë,  për mbrojtjen e të drejtave të popujve të vegjël deri në vetëvendosje.  Ishte Iniciuesi i themelimit të Ligës së Kombeve.

Presidenti Wilson vdiq më 3 shkurt 1924, në Washington D.C.

Për aktivitetin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të tij për një botë më të mirë dhe më të sigurt, në vitin 1919, u nderua me çmimin Nobel për paqe.

Filatelia e Postës së Kosovës edhe në të ardhmen do të nderoj personalitete të shquara botërore, miq të kombit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat