Qendra Malazeze forcon bashkëpunimin mes Kosovës e Malit të Zi

Kosova

Qendra Malazeze forcon bashkëpunimin mes Kosovës e Malit të Zi

Më: 29 maj 2019 Në ora: 10:25
Pamje nga takimi

Në Prishtinë sot është hapur Qendra Malazeze ku pjesëmarrës ishin krerët më të lartë shtetëror të Kosovës dhe Malit të Zi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kjo ditë është e veçantë sepse po hapet shtëpia e progresit e cila e thellon bashkëpunimin me shtetin malazez.

"Është ditë e veçantë se po hapet shtëpia e progresit. Jam i bindur për thellim të bashkëpunimit duke besuar në paqe e mirëkuptim dhe të jeni të sigurt se Kosova do vazhdojë të mbetet partneri më strategjik për rrugëtim të përbashkët që të jemi pjesë euroatlantike", tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova është shtëpia e malazezëve dhe do kujdesët qe të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë të ndihen si në të shtëpi.

"Historia nuk ka qenë e lehtë për popujt e Ballkanit por ajo që mund ta konfirmoj sot është se jemi në dritë, jemi në paqe dhe jemi aleatë", tha ai.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, deklaroi se duke hapur këtë qendër tregohet bashkëpunimi i mirë i shqiptarëve dhe malazezëve dhe mes shtetit të tij e të Kosovës.

Ai u shpreh se kjo qendër do jetë urë lidhëse dhe mbështetje për malazezët në Kosovë.

I pranishëm në hapjen e Qendrën Malazeze ishte edhe kryeparlamentari Kadri Veseli i cili teksa  ofroi përkrahje për komunitetin malazez që jetojnë në Kosovë tha se Kosova dhe Mali i zi e kanë ndihmuar njëra tjetrën dhe se bashkëpunimi do vazhdojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat