Inspekcioni në Drenas liron të gjitha rrugët e ngarkuara me mall të ekspozuar para dyqaneve

Kosova

Inspekcioni në Drenas liron të gjitha rrugët e ngarkuara me mall të ekspozuar para dyqaneve

Më: 29 maj 2019 Në ora: 15:30
Inspekcioni në Drenas liron të gjitha rrugët e ngarkuara me mall të ekspozuar para dyqaneve

Drejtoria e Inspekcionit në komunën e Drenasit, në aksionin e marr të mërkurën, ka liruar të gjitha rrugët e ngarkuara dhe trotuaret me mall të ekspozuar jashtë dyqaneve, më qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik si dhe lirimin e hapësirave publike.

Me këtë rast, gjatë inspektimit, të asistuar edhe nga policia, janë shqiptuar edhe gjoba mandatore në disa dyqane. Ligji për tregtinë e brendshme, nuk lejon ekspozimin e mallit jashtë lokalit, prandaj për të mirën e përgjithshme të qytetarit, janë liruar rrugët e stërmbushura me produkte të shitjes, si ato ushqimore edhe ato tekstile.

Aksioni ka filluar sot dhe do të vazhdoj edhe ditëve në vazhdim, në mënyrë që të mos lejohet ekspozimi i mallit jashtë dyqanit i cili njëherit është i ndaluar edhe me Ligj. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat