Dy të dënuarve Apeli ua rrit dënimet

Kosova

Dy të dënuarve Apeli ua rrit dënimet

Më: 30 maj 2019 Në ora: 15:13
Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka ndryshuar dënimin për H.V dhe A.R duke i dënuan me një vit burg.

Ndryshe nga gjykata e shkallës së parë,  që për të njëjtën vepër, ata  i pati  gjykuar me nga gjashtë muaj burgim, duke ua zëvendësuar  me nga dhjetëmijë euro  gjobë.

Ky është vendimi i dytë i Gjykatës së Apelit për këtë çështje. Herën e parë, në maj të vitit të kaluar, gjykata e shkallës së dytë, i gjeti  fajtor të akuzuarit H.V dhe A.R., ndërsa të akuzuarin E.H., e liroi nga akuza.  

Gjykata Supreme, në tetor të vitit 2018, e ktheu  rastin në rigjykim në Gjykatën e Apelit, pasi që miratoikërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të  H.V dhe A.R.

Më te njëjtin vendim, supremja, e kishte refuzuar si të pabazuara, kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit, në raport më të akuzuarin E.H.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat