Nuk betohen dy kryetarët e komunave, shtyhet seanca solemne

Kosova

Nuk betohen dy kryetarët e komunave, shtyhet seanca solemne

Më: 30 maj 2019 Në ora: 15:28
Ilustrim

Është shtyrë për kohë të pacaktuar seanca solemne e betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Këtë e ka konfirmuar për Kosovapress Dejan Gureshiq. kryesues i kuvendit komunal të  Mitrovicës veriore.

Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për një vendim të tillë.

Ndërsa Bashkim Cimili zvkryesues i kuvendit komunal në Mitrovicën Veriore ka berë të ditur për KosovaPress se nuk i di arsyet e shtyerjes së seancës..

"Nuk kam asnjë informacion dhe asnjë koment për këtë" theksoi Cimili.

Njejtë ka ndodhur edhe në Zveçan. As në këtë komunë nuk është mbajtur seanca soleme e betimit të kryetarit, Vuçina Jankoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat