Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka përkujtuar heroin kombëtar, Ali Ajeti

Kosova

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka përkujtuar heroin kombëtar, Ali Ajeti

Nga: Z.B Më: 30 maj 2019 Në ora: 18:12
Foto

Sot janë bërë 30 vjet nga rënia heroike e veprimtarit të çështjes kombëtare Ali Ajeti.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë në 30 vjetorin e rënies së heroit të Kombit Ali Ajeti, kanë bërë homazhe pranë shtatores së heroit, përcjell “Bota sot”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, në faqen zyrtare kanë shkruar se sakrifica e tyre do të mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e reja.

Postimi i plotë:

UNË PO VDES PËR LIRI, TË FALA SHOKËVE

Sot mbushen 30 vjet nga rënia e heroit të Kombit Ali Ajeti. Me këtë rast një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Besianë i prirë nga Kryetari i Qendrës Bajram Ajeti bënë homazhe pranë shtatores së heroit.
Sakrifica e tyre do të mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e reja.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat