Rasti i Drenasit, ja kur pritet të ngriten aktakuzat

Kosova

Rasti i Drenasit, ja kur pritet të ngriten aktakuzat

Më: 30 maj 2019 Në ora: 23:36
Pamje nga protesta

Iu dha shumë jehonë, por ende nuk janë ngritur aktakuza për rastin i cili tronditi Kosovën me 7 shkurt të këtij viti.

Bëhet fjalë për rastin e dhunimit seksual të një të miture në qytetin e Drenasit, e që në rast ishin të përfshirë profesori i saj në shkollë dhe një polic.

Gjithashtu, e mitura kishte mbetur dy herë shtatzënë dhe abortin e kishte kryer një mjek – ordinanca e së cilit dyshohej se nuk ka plotësuar kushtet sanitare.

Të gjithë u arrestuan nga policia dhe iu caktua masa e paraburgimit, ndërsa së voni, polici dhe profesori të dyshuar për abuzim seksual me të miturën, iu ndryshua masa e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Lajmi ka kontaktuar me Zëvendës-kryeprokurorin e Prishtinës Ibrahim Berisha për të diskutuar se kur pritet të ngritën aktakuza për rastin e Drenasit.

Ai është shprehur se këto akuza pritet të ngritën shumë shpejtë brenda 10 ditëve të ardhshme.

“Aty është në përfundim, kam biseduar me prokurorin dhe shumë shpejt besoj se do të ngritën këto aktakuza. Nuk ka afat, ka mundësi këto raste të zgjasin edhe me vite, kështu që së shpejti besoj do të ngritën aktakuzat, brenda 10 ditësh”, tha Berisha.

Në anën tjetër ai ka konfirmuar se të dyshuarit për rastin janë ende në arrest shtëpiak.

Për rastin në fjalë është mbajtur edhe debat parlamentar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe ky rast u bë temë edhe në media ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat