Si çdo vit, edhe ky test i arritshmërisë publikohet në rrjete sociale

Kosova

Si çdo vit, edhe ky test i arritshmërisë publikohet në rrjete sociale

Më: 31 maj 2019 Në ora: 13:10
Testi

Nxënësit e klasave të nënta sot i janë nënshtruar Testit të Arritshmërisë, ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme.

Por, ky test veçse ka nisur të publikohet online.

Në një grup të mbyllur të testit të arritshmërisë janë publikuar pyetjet e testeve, derisa në komente jepen verzione të përgjigjeve.

Këtij testi i janë nënshtruar rreth 27 mijë nxënës dhe po mbahet në 110 qendra të testimit.

Testi përmban 100 pyetje, që janë nga lëndët si gjuha shqipe, gjuha angleze, matematika, pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat