Lutfi Haziri: Komuna e Gjilanit po vazhdon me investime strategjike në infrastrukturë

Kosova

Lutfi Haziri: Komuna e Gjilanit po vazhdon me investime strategjike në infrastrukturë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 12:07
Pamje nga terreni

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka njoftuar për ndërtimin e një rrethrrotullimi të ri.

Haziri ka shkruar se ky rrethrrotullim do të ndërtohet nga Komuna dhe ka për qëllim shkarkimin e komunikacionit të dendur që bëhet nga qarkullimi i veturave drejt qendrës së qytetit.

Ndërtimi i këtij rrethrrotullim do të bëhet prapa kombinatit të duhanit, dhe e lidh Stacionin e Autobusëve, Rrugën e Ferizajt, Lagjen Arbëria, Rrugën e Kumanovës në drejtim të varrezave të qytetit, stadiumit të ri, parkut të fëmijëve dhe palestrën e qytetit.

“Është njëri prej investimeve strategjike që Komuna është duke e realizuar dhe shumë shpejtë do të bëhet inaugurimi i punimeve” ka shkruar Haziri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat