Dita e fëmijëve shënohet edhe në Skenderaj

Kosova

Dita e fëmijëve shënohet edhe në Skenderaj

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 17:57
Skenderaj

Me pjesëmarrje të fëmijëve të moshave të ndryshme dhe me buzëqeshjen e tyre të lezetshme, është shënuar 1 Qershori dhe në Skenderaj, ku është shfaqur një program artistik, me këngë, valle e recitime.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka shkruar në facebook se në Ditën e Fëmijëve, që këta të fundit arsyeshëm kërkojnë çdo ditë vëmendjen tonë, për një jetë pa brenga, mundësi të barabarta, gjithëpërfshirje dhe kushte më të mira në çdo aspekt të jetës, kemi pritur me shumë kënaqësi një grup fëmijësh në Kuvendin Komunal, për të parë nga afër funksionimin e organeve komunale.

“Dhe pa politikë por me sinqeritet të lartë kemi bashkëbiseduar shumë hapur për shumë çështje që u takojnë atyre, kryesisht për objekte shkollore, salla të sporteve, hapësira gjelbëruese dhe parqe ku ata mund të kalojnë kohën e lirë. Ndërkaq, në Sheshin “Adem Jashari”, me pjesëmarrje të fëmijëve të moshave të ndryshme dhe me buzëqeshjen e tyre të lezetshme, e kemi shënuar 1 Qershorin edhe me një program artistik, me këngë, valle e recitime. Urime të gjithë fëmijëve të Skenderajt e të Kosovës, 1 Qershori”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat