A është ky fshati më i pastër në Kosovë

Kosova

A është ky fshati më i pastër në Kosovë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 21:27
Këto janë rrugët e fshatit Pogragjë.

Mërgimtarët e fshatit paguajnë banorë të kujdesen për Pogragjën. Falë tyre edhe lumi është pa mbeturina.

Këto janë rrugët e fshatit Pogragjë.

Për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e tyre çdo ditë kujdeset Fikret Mustafa.

Ai është punëtor i shoqatës “Pogragja” nga Zvicra.

Mustafa është zgjedhur të mirëmbajë fshatin ku banon.

E për punën që bën ai paguhet nga bashkë atdhetarët që mbledhin të holla pikërisht për këtë qëllim.

E gjithë kjo iniciativë e gurbetqarëve të Pogragjës erdhi fillimisht si nevojë për kujdesjen për varrezat e fshatit.

Mirëpo Në vitin 2012 u themelua shoqata e kështu filluan edhe investimet e tjera.

Me punën e palodhshme që bëhet nga punëtorët dhe vetë anëtarët e shoqatës, Islami thotë që ka ndikuar edhe në vetëdijesimin e banorëve për ruajtjen e mjedisit.

Kështu, fshati i Pogragjë në Gjilan ka rritur të mbajë lumin e pastër dhe të mbetet pa mbeturina, falë ndihmës së bashkë atdhetarëve që e mundësojnë punën në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat