Veseli: Vlerat e Dekadës së Re i duhen më shumë se kurrë qytetarëve të Kamenicës

Kosova

Veseli: Vlerat e Dekadës së Re i duhen më shumë se kurrë qytetarëve të Kamenicës

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 18:27
Pamje nga takimi

Procesi zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës, ka qenë proces reformator edhe për vendin, sepse energjitë e reja janë të orientuara për Kosovën Perëndimore, me një koncept që ofron mundësi për të gjithë. Kështu ka thënë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, para strukturave të reja të PDK-së Kamenicë.

Veseli ka theksuar se rreth konceptit të Dekadës së Re, janë bashkuar qytetarë të moshave e profesioneve të ndryshme, gra e burra, djem e vajza të reja, njerëz me ide inovative, e të cilët sikurse në krejt Kosovën, mund të sjellin ndryshime edhe për Kamenicën.

Kreu i PDK-së ka thënë se Kamenicës i duhet përkrahje e ide, duke kërkuar nga strukturat e PDK-së që këtë mesazh ta përçojnë tutje tek çdo qytetar.

“Me këtë përkushtim e angazhim të PDK-së, Kamenica do të jetë fitimtare. Kamenicës i duhet bashkëpunimi, ofrimi me njëri-tjetrin i atyre që janë të vendosur në rrugën për të mirën e vendit. Ne si parti jemi të vendosur të ndjekim këtë rrugë, pa kalkuluar për vota siç mund të bëjnë të tjerët, sepse para vetes e para së gjithash kemi mision të shenjtë kombëtar, e kësisoj do të marrim vendime, për të kaluarën por edhe për të ardhmen. Kamenica nuk mund të vazhdoj kështu duke u mashtruar qytetarët me improvizime në qeverisje sepse kështu vetëm do të dëmtohet edhe më shumë. Kamenica ka nevojë për një vizion të qartë që e ka Dekada e Re për ta kthyer atë në komunë ku qytetarët gjejnë perspektivë për të jetuar e jo sikur tani, për të ikur prej saj”, tha Veseli.

“Kosova ka resurse të jashtëzakonshme. Resurset ekonomike dhe humane nuk janë shfrytëzuar sa duhet as në Kamenicë dhe askund në Kosovë dhe nëse ecim me këtë vizion dhe vendosmëri, shumë shpejt mund të ndodhin ndryshime pozitive në ekonominë e Kosovës. Po flas për një vizion, për një koncept për qytetarin dhe me besim në njëri-tjetrin mund ta ndërtojmë shtetin. Kamenica ka resurse, merrni njerëzit nëpër lagje, fshatra e qytete, ofroni djem të rinj e vajza të reja, zhvilloni konceptin tonë dhe bëjeni këtë për të mirën e Kamenicës dhe jo veç të PDK-së”, tha Veseli.

Tutje, kreu i PDK-së ka folur edhe rreth iniciativës së tij për Tribunalin për Krimet e Serbisë në Kosovë. Ai ftoi të gjitha partitë parlamentare ta mbështesin iniciativën për Tribunalin e mos të bëjnë kalkulime politike sepse siç tha ai, Tribunali nuk është çështje e hakmarrjes por çështje e së drejtës sonë, kurse dënimi i kriminelëve i hap rrugë një epoke të re. Kryetari i Degës së PDK-së në Kamenicë, Bajram Dermaku, ka thënë se edhe në këtë qytet ka pasur një proces zgjedhor shumë demokratik.

Ai tha se menjëherë pas zgjedhjeve të brendshme kanë nisur punën dhe aktivitetet me strukturat e zgjedhura të partisë, duke shprehur bindjen se PDK-ja në Kamenicë do të jetë akoma më e fuqishme dhe se do të punojnë shumë që kjo parti në zgjedhjet e ardhshme ta qeverisë Komunën e Kamenicës e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë si rezultat i mungesës së vizionit të qartë qeverisës.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat