80 vjeçari nga Koliqi i Prishtinës, kujdestari vullnetar i shtatores së Nënës Terezë

Kosova

80 vjeçari nga Koliqi i Prishtinës, kujdestari vullnetar i shtatores së Nënës Terezë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 21:09
Faik Sefa

Që dhjetë vjet, për çdo mëngjes kujdesët për shtatoren e Nënës Terezë në kryeqytet.

Pastrimin rreth e rreth statujës, Faik Sefa nga fshati Koliq i Prishtinës, thotë se e bënë vullnetarisht.

80 vjeçari nga Prishtina tregon pse vendosi të kujdeset për shtatoren.

“Në vitin 1994 nuk u gjejshin ilaçe kërkun, mu më ka gjet ilaçe Nënë Tereza dhe me ka pru ilace pa pare të rregullta, unë prej atëherit kam pas qef me i nidhmu”, ka deklaruar i moshuari nga Prishtina për Klan Kosova.

Ky veprimi i kamotshëm i Sefës i la mbresa organizatës shqiptaro-amerikane AAOHA, që vendosi t’ia ndaj 760 dollarë për punën vullnetare.

80 vjeçari është falënderues ndaj organizatës në fjalë.

“Më kanë ndihmu, m’u kanë gjet, jam kanë i knaqun se veç e kanë marrë punën time parasysh”, ka deklaruar i moshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat