Shi e breshër i madh në këtë fshat të Kosovës

Kosova

Shi e breshër i madh në këtë fshat të Kosovës

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 10:27
Ilustrim

Ditëve të fundit vendi ynë është vërshuar nga reshje të shumëta të shiut, e në disa vende madje, ka pasur edhe breshër.

Një ndër to është edhe fshati Cërrce i Istogut, në të cilin gjatë ditës së djeshme ka rënë shi e breshër.

Në një video mund të shihet gjendja e motit atje, dhe sasia e madhe e breshërit që ka rënë.Kujtojmë se meterologët kanë lajmëruar se në javën e parë të qershorit do të mbaj mot jostabil dhe me shi. Ndërsa, tempraturat pritet të ngriten në pjesën e dytë të javës.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 10C deri në 12C, ndërsa ato maksimale nga 17C deri në 22C, e deri të premten do të ngrihen deri në 27C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat