Sa kilogram hurma u importuan në Kosovë gjatë muajit të Ramazanit?

Kosova

Sa kilogram hurma u importuan në Kosovë gjatë muajit të Ramazanit?

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 19:10
Hurma

Besimtarët musliman po agjërojnë ditën e tyre të fundit të këtij muaji të Ramazanit – shkruan Periskopi.

Muaji Ramazan, sjellë me vete edhe hurmat, një ushqim i besimtarëve, me të cilën bëhet iftar dhe konsumohet me masë më të madhe gjatë këtij muaji.

Por, sa është sasia e hurmave që importohen në vendin tonë gjatë këtij muaji?

Të dhënat nga Dogana e Kosovës tregojnë, se gjatë vitit 2018 në Kosovë janë importuar mbi 700 mijë kilogram hurma, me vlerë rreth 1 milionë euro.

Ndërsa, këtë vit në Kosovë, kanë hyrë afro 400 mijë kilogram hurma, me vlerë rreth 500 mijë euro.

“Gjatë viti 2018 në Kosovë janë importuar mbi 700 mijë kilogram hurma, me vlerë rreth 1 milionë euro, ndërsa, këtë vit në Kosovës janë afro 400 mijë kilogram, me vlerë rreth 500 mijë euro”, tha për Periskopin zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Kujtojmë, se agjërimi i këtij muaji përfundon sonte, ndërsa nesër është Festa e Fitër Bajramit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat