Vdes punëtori i lënduar para më shumë se një muaj në Obiliq

Kosova

Vdes punëtori i lënduar para më shumë se një muaj në Obiliq

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 12:50
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një punëtor që ishte lënduar më 29 prill të këtij viti në Obiliq.

Nga klinika Intensive në QKUK, raportohet se ka ndërruar jetë viktima mashkull k/shqiptar, i cili ishte rrëzuar derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit  trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat