Në hotelet e Kosovës për tre muaj qëndruan 65 mijë e 265 vizitorë

Kosova

Në hotelet e Kosovës për tre muaj qëndruan 65 mijë e 265 vizitorë

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 14:16
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për tremujorin e parë të këtij viti

Në tremujorin e parë të vitit 2019 pjesë e anketës ishin 218 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës.

Në TM1 2019 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 65 mijë e  265, prej tyre 41.85 përqind janë vendorë dhe 58.15 përqind janë të huaj, ndërsa numri i net qëndrimeve ishte 104 mijë e 907, prej tyre 39.70 përqind nga vendorët dhe 60.30 përqind nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 28 mijë e  876 vizitorë me 48 mijë e 561 net qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat