Reshjet e shiut mbulojnë varrezat në Fushë Kosovë

Kosova

Reshjet e shiut mbulojnë varrezat në Fushë Kosovë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 00:32
Varrezat në Fushë Kosovë

Shiu që ka rënë sot, ka bërë që Fushë Kosova të mbytet në ujë.

Përveç një pjese të qytetit, edhe varrezat janë mbuluar nga uji.

Sipas disa fotografive, shihen varrezat e martirëve dhe dëshmorëve të mbuluara të gjitha nga uji.

Ndërkaq, lidhur me këtë ende nuk janë prononcuar zyrtarët komunal të Fushë Kosovës.

Nuk është hera e parë që ky qytet mbytet në ujë. E gjithë kjo si pasojë e mos funksionimit të mirë të pjesëve ku derdhen ujërat e zeza.

Sipas meteorologëve, edhe gjatë ditëve në vazhdim priten reshje shiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat