54 aktakuza për 24 orë

Kosova

54 aktakuza për 24 orë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 08:33
Ilustrim

Prokuroria e Shtetit gjatë 48 orëve të fundit ka ngritur 54 aktakuza kundër 56 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ndaluar tetë persona, ku për tre prej tyre është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Prokuroria e Shtetit ka ngritur 54 aktakuza ndaj 56 personave. Në raportin ditor të Prokurorisë thuhet se prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka ndërmarrë një operacion kontrolli në disa barnatore në rajonin e Prizrenit, me dyshimin për medikamente të kontrabanduara dhe pa banderola.

Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të medikamenteve pa banderola dhe me banderola të vendeve të rajonit, si Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria. Me këtë rast janë sekuestruar 688 pako me medikamente të llojeve të ndryshme. Po ashtu edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) gjatë 48 orëve të fundit ka ndaluar një person për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Kjo prokurori ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Z. Dj., nga Peja, me vendbanim aktual në Beograd, për veprat penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë”, të Nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës, që ndiqet sipas Nenit 152, paragrafit 1 të Kodit Penal të Kosovës dhe Nenit 142 të Kodit Penal të RSFJ-së, “Krimet e luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar”, të cilat ndiqen sipas Nenit 153, paragrafit 1, nënparagrafit 2.1, 2.2, 2.5, 2.8, 2.13 dhe 2.15 dhe Nenit 3 të KPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat