Glauk Konjufca deklaron pasurinë, ka dy banesa, shtëpi, vilë etj

Kosova

Glauk Konjufca deklaron pasurinë, ka dy banesa, shtëpi, vilë etj

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 14:39
Glauk Konjufca

Edhe Glauk Konjufca, deputeti i zëshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, del të ketë pasuri goxha të madhe sipas deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit [AKK].

Ai është pronar i dy banesave, njëra me 115 e tjetra me 100 metra katrorë që vlerën e përbashkët e kanë 137 mijë e 125 euro. Ai është po ashtu duke e ndërtuar një shtëpi me vlerë prej 100 mijë eurosh ndërsa e posedon edhe një shtëpi vikendi prej 40 mijë eurosh.

Veç këtyre, ai ka trashëguar një tokë dhe një truall që së bashku vlejnë 110 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat