Kaq para të kursyera ka deklaruar kryetari i Podujevës

Kosova

Kaq para të kursyera ka deklaruar kryetari i Podujevës

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 17:00
Kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu

Kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu në deklarimin e pasurisë ka bërë publike pronat e tij dhe paratë e kursyera në dy banka.

Në bazë të këtij deklarimi Veliu i ka të kursyera 19 mijë e 449 euro, ndërsa ka deklaruar se ka tokë, shtëpi, një banesë dhe 10 ari truall.

Për këto të fundit Veliu nuk ka treguar vlerën e tyre.

Në formularin e Agjencisë Antikorrupsion Veliu nuk i ka deklaruar të ardhurat e bashkëshortes së tij, por as të djemve.

Madje kryetari i Podujevës nuk ka deklaruar se ka në pronësi ndonjë veturë.

Veliu po ashtu ka deklaruar se ka hyrë në kredi në shumën prej 25 mijë euro për të blerë truallin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat