Reçica: Nëpërmes Agjencisë së Punësimit u kemi ofruar qytetarëve për mundësi të punësimit

Kosova

Reçica: Nëpërmes Agjencisë së Punësimit u kemi ofruar qytetarëve për mundësi të punësimit

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:08
Skender Reçica

Sot është hapur Panairi i Vetëpunësimit 2019 në të cilin po marrin pjesë rreth 58 biznese. Ky panair është organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bë bashkëpunimin me UNDP.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica tha se bashkërisht me UNDP janë implementues të shumë projekteve që qytetarëve që regjistrohen në Agjencinë e Punësimit u është ofruar mundësi për punësim apo zhvillim të bizneseve të tyre.

Duke i inkurajuar qytetarët që të vizitojnë zyrat e Agjencisë tha se ngjarjet si kjo e panairit të sotëm tregojnë përkushtimin që kanë si Ministri për t’i përkrahur qytetarët e Kosovës.

 Kurse Valbona Bogujevci nga Agjencia e Punësimit  tha se ky program asiston bizneset e reja dhe ndihmon me mjete të ndryshme ato.

Sipas saj përzgjedhja e kandidatëve që fitojnë këto grante bëhet në mënyrë transparente derisa theksoi se këtë vit janë duke kërkuar rreth 250 punëkërkues me programin, i cili do të fillojë që nga sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat