Burgjet në Kosovë do të bëhen me agjentë sekretë

Kosova

Burgjet në Kosovë do të bëhen me agjentë sekretë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 20:05
ilustrim

Ditë më parë një i paraburgosur arrit të arratiste nga Klinika Ortopedike.

Këtë gjë personi i dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë arrit ta bëjë ani pse ruhej nga gardianët.

Por, ky nuk është rasti i vetëm kur të burgosurit kanë arritur të arratisen.

Nuk janë të rralla as rastet kur prapa grilave zhvillohen aktivitet kriminale.

E për të parandaluar gjëra të tilla, brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës do të themelohet një Njësi e Inteligjencës.

Ndërkohë, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues,  Nehat Thaçi, ky projekt është tashmë në fazën finale

Për ta kryer punën e agjentëve tashmë janë trajnuar edhe zyrtarët e Shërbimit Korrektues.

Sipas Thaçit këtë punë do ta kryen diku rreth 30 personave derisa ky njësitë do të bëhet operacional qind për qind në momentin e aprovimit të ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat