Mësohet se kush po i mbyt peshqit në Lepenc

Kosova

Mësohet se kush po i mbyt peshqit në Lepenc

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 20:11
Lepenc

Policia e Kosovës ka intervistuar N.G., pronarin e kompanisë së derivateve nga ku dyshohet të jetë hedhur materiali toksik.

Ka dy ditë që një pamje e pakëndshme është bërë normale në Lepenc. E të shtunën, gjendja e lumit të Kaçanikut ishte edhe më keq.

E gjitha pasi në lumin Lepenci është hedhur material toksik i cili ka shkaktuar ngordhjen e peshqve.

Një gjë e tillë e ka shqetësuar Shoqatën e Peshkatarëve Lepenci.

Mustafë Trena, kryetar i peshkatarëve të Kaçanikut thotë jetë ndjerë keq kur ka pa peshqit e ngordhur.

Trena thotë se kjo nuk është hera e parë që lumi Lepenci ndotet nga kompanitë kaçanikase.

E të prekur nga rasti janë edhe peshkatarët e tjerë e qytetarët e Kaçanikut.

Materiali toksik dyshohet të jetë hedhur nga pompa e benzinës ‘Bubeari’.

Pronari i saj nuk ka qenë i qasshëm megjithëse T7 qëndroi tek shtëpia e tij gjatë ditës së diel.

Ekipit të T7 nuk iu lejua të xhirojë pompat nga të cilat dyshohet të jenë hedhur materialet ndotëse.

Se ngordhja e peshqve u shkaktua nga materiali toksik e kanë thënë inspektorët komunal, të cilët sipas policisë kanë qenë në vendin e ngjarjes.

E këta të fundit thonë se po merren me rastin.

Në një përgjigje për T7, majori Mehmetali Hajdini, e ka konfirmuar se janë identifikuar dy lokacionet nga ku është hedhur materiali toksik.

Tutje në përgjigjen e policisë theksohet se i dyshuari N.G. është intervistuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt nga ana e prokurorit kujdestar.

Ndaj N.G. është hapur rast me akuzën për ‘ndotje, shkatërrim dhe degradim të mjedisit’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat