Në Kamenicë do të ndërtohen 9 shtëpi për komunitetet pakicë

Kosova

Në Kamenicë do të ndërtohen 9 shtëpi për komunitetet pakicë

Nga: A.SH Më: 10 qershor 2019 Në ora: 16:08
Qëndron Kastrati

Në qytetin e Kamenicës do të ndërtohen 9 shtëpi për komunitetet pakicë.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në facebook duke thënë se, kanë nënshkruar një projekt për ndërtimin e 9 shtëpive për komunitetet pakicë.

Statusi i plotë:

Sot nënshkruam marrëveshjen për ndërtimin e 9 shtëpive për komunitetet pakicë në Kamenicë. Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim, ndërkaq është implementuar nga organizata IOM.

Falënderoj BE-në dhe ministrinë për këtë projekt, i cili do të ndihmojë komunitetet në komunën tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat