Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jonathan Cohen, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku po diskutohet lidhur me Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm për punën tremujore të këtij misioni në Kosovë, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut.
Ai ka thënë se duhet të hiqet taksa e vendosur për produktet serbe.
“Duhet të hiqen pengesat dhe rikthimi menjëherë në dialog. Kjo do të thotë heqja e tarifës mbi produktet serbe dhe të mos ketë më provokime. Pavarësia e Kosoëvs është realitet, të dyja palët duhet të ecin në rrugën e tyre evropiane. Duhet të angazhohemi në përforcimin e ligjit, në luftim të kontrabandimit dhe korrupsionit”, ka thënë ai.
Cohen ka përmendur edhe operacionin policor në Kosovë, dhe pengesat e vëna nga diplomati rus.
“Operacioni policor më 28 maj ka ndodhur në shumë vende të Kosovës. Është dëshpëruese që policët e Kosovës janë përballur me barrikada dhe janë plagosur. Përfshirja e personelit të UNMIK-ut dhe vetura është brengosëse. Hetimi i pas operacionit është me rëndësi të prezantojë fakte. Pengimi i një ushtrimi të ligjshëm nuk është në interes të nejrëzve në Kosovë. Këto ngjarje tregojnë se palët duhet t’i rikthehen menjëherë dialogut dy vendet”, ka thënë ai.