Nxënësit e Rastavicës shënojnë “Festën e Abetares” - Bota Sot
Nxënësit e Rastavicës shënojnë “Festën e Abetares”

Kosova

Nxënësit e Rastavicës shënojnë “Festën e Abetares”

Nga: Adem Lushaj Më: 10 qershor 2019 Në ora: 21:51
“Festa e Abetares” në Rastavicë

Nxënësit e klasës së parë të Shkollës Fillore “Rexhep Kadrijaj” në Rastavicë, kanë shënuar festën e tyre, “Festën e Abetares”. Ata, nën përkujdesjen e mësueses, Violeta Bruçi Kadrijaj, para prindërve dhe mësimdhënësve, kanë shfaq një program kulturo-artistik, që i kushtoheshin alfabetit të Gjuhës Shqipe. Si nxënësit, ashtu edhe mësuesja e tyre, shprehen se Festa e Abetares, është ndër festat më të mira, pasi që arrijnë të mësojnë 36 shkronjat e Gjuhës së ëmbël shqipe, që sipas tyre është gjuha më e mirë në botë. Sipas mësueses Violeta, është privilegj, por edhe përgjegjësi që nxënësve tu mësohen shkronjat e alfabetit tonë, ngase nga këtu fillon një fazë e re e jetës së tyre, por edhe njihen me Gjuhën ëmbël shqipe. Ajo thotë se koha që kalon në mesin e nxënësve të saj, është koha më e mirë, pasi që fëmijët janë letër e pastër dhe e ndritshmja e një shoqërie. Ndërkaq nxënësit, nën tingujt e muzikës, shfaqnin gëzimin e tyre, kurse prindërit ishin të emocionuar për atë që ofronin nxënësit e kësaj shkolle, por edhe për faktin se fëmijët janë ardhmja e këtij vendi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...