Ministri Shala jep urdhëresë për kontrollin e të gjitha hoteleve në Kosovë

Kosova

Ministri Shala jep urdhëresë për kontrollin e të gjitha hoteleve në Kosovë

Nga: A.SH Më: 11 qershor 2019 Në ora: 09:42
Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Insdustrisë, Endrit Shala, ka dhënë urdhër për kontrollimin e të gjitha hoteleve në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ka urdhëruar Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë që në koordinim të ngushtë me inspektoratet komunale që të marrin një aksion për inspektimin dhe verifikimin e të gjitha dokumenteve si dhe higjienës të secilit motel që operon në Republikën e Kosovës.

Këtë aksion është duke e mbështetur edhe Policia e Kosovës.

“Urdhëresë për kontrollin e të gjitha hoteleve në Kosovë

Kam urdhëruar Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë që në koordinim të ngushtë me inspektoratet komunale që të marrin një aksion për inspektimin dhe verifikimin e të gjitha dokumenteve si dhe higjienës të secilit motel që operon në Republikën e Kosovës.

Këtë aksion është duke e mbështetur edhe Policia e Kosovës.

Ne jemi të përkushtuar që të gjitha shërbimet që ofrohen në Kosovë të kenë cilësi në mënyrë që të mbrohet konsumatori dhe të eliminohem mundësia për mashtrim.

Kjo urdhëresë është në vazhdën e punës që jemi duke e bërë në mbrojtje të konsumatorit dhe për të vendosur rend dhe rregull”, ka shkruar Shala në Facebook.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat