Të akuzuarit që keqpërdori seksualisht të miturën i ashpërsohet dënimi

Kosova

Të akuzuarit që keqpërdori seksualisht të miturën i ashpërsohet dënimi

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 11:19
Ilustrim

Gjykata e Apelit ia ka ashpërsuar dënimin nga 6 vjet në 10 vjet burgim, të akuzuarit M.M.

Ky i fundit, u  shpall fajtor nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në  fund të vitit të kaluar, për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave në 16 vjet”.

Gjykata gjeti se, tani  85 vjeçari  nga Prishtina, në  vitin 2017, duke shfrytëzuar moshën e brishtë dhe pa dëshirën e saj, kishte kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur, 13 vjeçare ,e cila më vonë është konstatuar se ka mbetur shtatzënë, dhe për shkak të rrezikimit të shtatzënisë, është dashur ta ndërpresë atë.  Kolegji për të Mitur i Gjykatës së Apelit, vlerësoi se dënimi më 10 vjet burgim ndaj të akuzuarit, është një dënim i drejtë dhe i ligjshëm, në harmoni më peshën e veprës penale, rrethanat si është kryer ajo, pasojat, cilësitë dhe shkallën e pergjegjësisë së  akuzuarit.  Po ashtu kolegji vlerësoi se më këtë sanksion penal do të arrihet qëllimi i parashikuar më ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat