Ky është personi që vdiq në vendin e punës pas shembjes së dheut

Kosova

Ky është personi që vdiq në vendin e punës pas shembjes së dheut

Nga: N.Sh Më: 11 qershor 2019 Në ora: 11:50
Qamil Brahimi

Gjatë ditë së djeshme në Kopiliq të Epërm të Skenderajt dy persona janë zënë nga shembja e dheut.

Fatkeqësisht njëri ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ka mbetur i lënduar.

Gazeta “Bota sot”, mëson se, personi që ndërroi jetë është Qamil Brahimi nga fshati Kçiq i komunës së Mitrovicës.

Lajmin për vdekjen e tij, e ka konfirmuar edhe djali i tij, Enisi përmes një postimi në Facebook.

Ndërsa, sipas Policisë i ndjeri dhe i lënduari ishin duke punuar në një kompani private duke kryer një kanal të ujërave të zeza.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat