Jashari: Nuk do të ketë kompromis për ata që nuk e respektojnë ligjin

Kosova

Jashari: Nuk do të ketë kompromis për ata që nuk e respektojnë ligjin

Nga: A.SH Më: 11 qershor 2019 Në ora: 14:35
Foto

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari ka thënë se sa i prërket objekteve pa leje brenda territorit të Komunës së Skenderajt, nuk do të ketë kompromis për ata që nuk e respektojnë ligjin.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar, ligji do të jetë mbi të gjithë.

Postimi në Facebook:

Nuk do të ketë kompromis për ata që nuk e respektojnë ligjin!

Sot, përmes Drejtorisë së Inspektoratit kemi rrënuar disa objekte pa leje në Qyqavicë, brenda territorit të Komunës së Skenderajt.

Kështu ligji do të jet mbi të gjithë! Për këtë edhe e kam themeluar Drejtorinë e Inspektoratit që të punojmë në këtë drejtim.

Nuk do të lejojmë askënd që të bëjë ndërtime pa iu nënshtruar procedurave ligjore qoftë në Qyqavicë apo edhe dikun tjetër brenda territorit të Komunës së Skenderajt.

Nuk do të lejojmë degradimin e Qyqavicës për teke të askujt, pjesë e cila është interes i përgjithshëm i Komunës.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat