Në Preshevë të gjithë emrat e rrugëve në gjuhën shqipe - Bota Sot
Në Preshevë të gjithë emrat e rrugëve në gjuhën shqipe

Kosova

Në Preshevë të gjithë emrat e rrugëve në gjuhën shqipe

Nga: A.M. Më: 11 qershor 2019 Në ora: 22:57
Pamje nga takimi

Kryetari Komunës, Shqipërim Arfi ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të Këshillit Komunal.

Në njoftimin për media thuhet se 6 pikat e parashikuara për këtë takim janë shqyrtuar dhe miratuar njëzëri nga anëtaret e Këshillit Komunal.

Siç njoftohet se në emërimet e rrugëve do të përshihen emrat e heronjve të kombit tonë nga Republika e Kosovës dhe Shqipërisë, njofton "Bota sot"

“Pika më e rëndësishme e këtij takimi ishte shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në territorin e Komunës së Preshevës.

Pas punës intenzive nga ana e komisionit përkatës, brenda një periudhe të shkurtër është arritur të emërtohen rrugët lokale, si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm në mes komisionit dhe Bashkësive Lokale, përkatësisht përfaqësuesve të rrugëve të cilat do t'i nënshtrohen këtij procesi.

Këshilli Komunal njëzëri aprovoi propozimet e dërguara nga Bashkësitë Lokale dhe ka autorizuar komisionin gjegjës për procedim të mëtejshëm.

Në çdo rrugë në Komunën e Preshevës do të emrohen emra shqip. Veprimtarë nga lugina e Preshevës, që kontribuan për arsimin shqip në luginë, veprimtarë për kulturë, sport, çështje kombëtare etj.

Gjithashtu do të ketë emra dhe heronj të kombit tonë nga Republika e Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në njodtimin për mediat të komunës së Preshevës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...