MASHT-i mohon që testi i maturës u shpërnda online, nuk arriti të vendosë zhurmuesin e valëve - Bota Sot
MASHT-i mohon që testi i maturës u shpërnda online, nuk arriti të vendosë zhurmuesin e valëve

Kosova

MASHT-i mohon që testi i maturës u shpërnda online, nuk arriti të vendosë zhurmuesin e valëve

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Maturantët e rajonit të Prishtinës janë mobilizuar që të kopjojnë për testin e Maturës, ku pjesa e parë e këtij testi do të mbahet sot, ata kanë krijuar grupe të ndryshme në rrjetet sociale si Facebook, Viber e të tjera.

Ashtu sikur viteve të kaluara Në grupet e krijuara maturantët pritet të shkëmbejnë pyetjet dhe përgjigjet e testeve kështu duke ndihmuar njëri-tjetrin që ta kalojnë këtë test të arritshmërisë.

Por kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Fehmi Hysenaj ka thënë se maturantët nuk do të mund të hyjnë në test me telefona kështu që gjasat për kopjim janë të vogla.

“Asnjë komisioner nuk do të fillojë testimet pa u siguruar që asnjë nxënës të mos ketë telefon, pyetjet maturantët ende nuk i kanë marrë do të fillojnë të shpërndahen pas orës 10:00”, deklaroi Hysenaj.

Ai bëri të ditur se për shkak të procedurave të Bankës Botërorë, nuk kanë arritur që t’i ndalin valët e telefonave në objektet ku mbahet testi i maturës.

Ndërkohë më herët u raportua për krijimin e grupeve të maturantëve, grupe këto ku janë qindra anëtar dhe që pritet të komunikojnë njëri me tjetrin pas fillimit të testit të Maturës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...