Thaçi: Marrëveshjen gjithpërfshirëse ua kemi borxh atyre që sakrifikuan për lirinë

Kosova

Thaçi: Marrëveshjen gjithpërfshirëse ua kemi borxh atyre që sakrifikuan për lirinë

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 12:27
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se marrëveshjen gjithpë rfshirëse ua kemi borxh atyre që sakrifikuan për lirinë.

"Ne jemi të bindur që së bashku, duhet dhe mund të ecim më shpejtë drejtë integrimit të Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike dhe në Bashkim Evropian. Ne e meritojmë këtë ashtu siç e kemi merituar të jemi të lirë". 

"Ashtu siç kemi qenë vite më parë, të bëjmë marrëveshje historike me Serbinë ashtu jemi edhe sot të vullnetshëm të bisedojmë për të bërë marrëveshje gjithpërfshirëse për normalizim e marrëdhënieve si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Dhe këtë ua kemi borxh të gjithë atyre që vuajtën dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës", tha Thaçi në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së shënimit të 20 vjetorit të Çlirimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat