Hoti takohet me të rinjtë që përfaqësojnë Luginën e Preshevës - Bota Sot
Hoti takohet me të rinjtë që përfaqësojnë Luginën e Preshevës

Kosova

Hoti takohet me të rinjtë që përfaqësojnë Luginën e Preshevës

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 17:01
Rexhep Hoti, Almin Shaqiri dhe Altin Borici

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ka takuar dy të rinj që përfaqësojnë Luginën e Preshevës.

Almin Shaqiri, këshilltar në Kuvendin Komunal të Preshevës dhe Altin Borici, Shef i Zyrës për të Rinj në Komunën e Preshevës iu kanë adresuar Rexhep Hotit me disa kërkesa të cilat ky i fundit i konsideron shumë konkrete dhe legjitime.

“Ndër kërkesat më urgjente që kanë të rinjtë nga Lugina janë: Rritja e kuotave për pranim të studentëve në universitetet publike në Kosovë, pranimi i më shumë studentëve në konvikt si dhe për mbështetje më të madhe nga institucionet e Republikës së Kosovës për rininë”.

“U premtova se do të angazhohem maksimalisht që t’i përmbush kërkesat e tyre dhe se nëpërmjet Programit Nacional për Rini do ta bëjmë Luginën e Preshevës një vend edhe më të dashur për të rinjtë”, ka shkruar Hoti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...