Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosova

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Zëvendësshefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Riccardo Serri do të marr pjesë në lansimin e konferencës “Konkurrenca është e mirë, me rregullim është më mirë”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Presidenti Hashim Thaçi u drejtohet ushtarëve në kazermën “Adem Jashari”, ku për nder të 20 vjetorit të çlirimit do të parakalojnë njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ora 11:00) 

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00) 

Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, 11:00)

Fillimi i punimeve në asfaltimin e rrugës “Fitim Domi” në paralagjen Dardania. (Gjakovë, ora 11:00)

Sot përurohet libri “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogadani”, ora 12:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat